Prizren

44-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës rajonal i policisë.

Gashi tha se lidhur me rastin kanë nisur hetimin.

“Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML dhe rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes””, tha ai.

Klankosova.tv mëson se viktima është i moshës 44-vjeçare me inicialet H.M