Komandanti i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, Daut Haradinaj, ka përkujtuar në 43 vjetorin e vrasjes së veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se të tre ranë për t’u ngritur mijëra.

“Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, janë pikënisja e çlirimit dhe fillimi i fundit të Jugosllavisë në Kosovë. Me krenari kam udhëhequr Brigaden 131 me emrin e heroit ‘Jusuf Gërvalla’, me krenari sot kujtojmë kontributin e tyre të pashoq për kombin tonë, 43 vjet pas përjetësimit të tyre!”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se nën singlen 131 dhanë jetën 300 dëshmorë dhe mbetën qindra invalidë.

“Përjetësisht respekt për sakrificën tonë kombëtare”, ka përfunduar Haradinaj.

Postimi i plotë: