43 aksidente për një ditë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në vendin tonë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë së hënës, në tërë Kosovën kanë ndodhur 43 aksidente në komunikacion.

Sipas Policisë së Kosovës, 13 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërkaq 30 me dëme materiale, shkruan lajmi.net.

Po ashtu gjatë së hënës, Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor ka shqiptuar 1 mijë e 587 tiketa për kundërvajtje të ndryshme.

loading…