51 të infektuar në Shqipëri, mes tyre 2 mjekë

TIRANË- Ka shkuar në 42 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë. Brenda 24-orëve të fundit janë shënuar  4 raste të reja.

Ndërkohë në të gjithë vendin  vijojnë të zbatohen masat shtrënguese të ndërmarra nga qeveria për të frenuar përhapjen e CoVid19.

“Gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar puna në terren pa u ndaluar. Janë testuar 27 persona të dyshuar qytetarë dhe personale. 4 raste të reja janë konfirmuar. Janë testuar në total 532 raste dhe janë pozitiv vetëm 42 raste.” tha zëvendës ministrja, Rakacolli.

Mes të prekurve dy prej të tyre janë mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Dy mjekët e Sanatoriumit kanë pasur kontakt me një nga të infektuarit dhe për pasojë kanë marrë CoVid-19.

Zëvendës ministrja Mira Rakacolli ka bërë të ditur se:

Tiranë 26 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:

17 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).

Tre prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50 vjeçar nga Tirana.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.