411 raste të reja me tuberkuloz janë regjistruar në Kosovë vitin e kaluar

Numri i të sëmurëve me tuberkuloz në Kosovë vazhdon të jetë i lartë.

Fondi për Zhvillim Komunitar ka treguar se gjatë vitit të kaluar në Kosovë janë regjistruar 411 raste të reja me tuberkuloz, ndërsa 27 raste kanë qenë me tuberkuloz të përsëritur.

Sipas këtij Fondi, gjatë vitit 2020 është vërejtur një zbritje rreth 32 për qind e rasteve të regjistruara.

“Në Kosovë përgjatë vitit 2020 jane regjistruar 411 raste te reja me Tuberkuloz dhe 27 raste me tuberkuloz të përsëritur (recidiv) të cilat e çojnë numrin në gjithsej 439 raste aktive me TB në 2020. Për vitin 2020 vërehet një zbritje rreth 32% e rasteve të regjistruara çka në fakt nuk është një rrjedhë normale e kësaj sëmundjeje, por mendohet që është si pasojë e ndikimit të pandemisë Covid 19 në gjetjen dhe trajtimin e të sëmurëve me TB”, thuhet nga ky fond në një postim në rrjetin social Facebook.