4 viktima dhe 707 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar 707 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 3307 testime të kryera, ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 267, pasuar nga Durrësi me 53, Elbasani 34, Vlora 30, Berati 22 raste, etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 439 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38.860 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 268 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët katër pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 76-89 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 65,334 raste pozitive, prej tyre 38,860 janë shëruar, 25,218 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 1256 persona.