Pandemia

4 viktima dhe 169 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2520 testime nga të cilat 169 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë të prekur me koronavirus edhe 4 persona, ndërsa 572 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë janë të intubuar.