4 të vdekur dhe 101 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut çdo ditë e më shumë po shënon rritje.

Së fundmi u regjistruan edhe katër viktima dhe 101 raste të reja me virusin korona, me ç’rast edhe shifrat e përgjithshme u rritën.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut tani ka arritur në 2,492 prej të cilëve 1,605 janë shëruar, ndërsa 742 raste janë ende aktiv.

Ai gjithashtu ka theksuar se numri i lartë i rasteve është edhe si rezultat i numrit të lartë të testeve që po kryhen në Maqedoninë e Veriut.

Deri më tani janë testuar rreth 32 mijë mostra.