4 këshillat e milionerit se si të arrijmë të krijojmë të ardhura të mira

61 vjeçari Grant Cardone, tregon pendimet e veta se si ai shpenzoi pa nevojë kur ishte i ri.

Tani më ai ka krijuar një kompani multi-milion dollarësh dhe është shef ekzekutiv i shtatë kompanive, dhe ai mendon se edhe pse tanimë është 61 vjeçar, është e rëndësishme t’i njohë gabimet e veta që të mund të vazhdoj përpara, shkruan “CNBC”.

“Kur isha në të njëzetat e mija, nuk dija shumë për paratë, atë pak që fitoja e shpenzoja në gjëra që nuk më duheshin fare”, u shpreh ai.

Për këtë arsye ai vendosi t’i ndaj këto këshilla për personat e ri ambicioz, që ata t’i shmangin gabimet e tij:

Alkooli dhe droga

Pas përfundimit të shkollës së mesme, Cardone tregon se ai u lidhë shumë pas gjërave të gabuara dhe shpenzoi shumicën e parave të veta në alkool. Ai nuk vazhdoi në universitet dhe thotë se pendohet shumë për këtë, prandaj në moshën 25 vjeçare ai pagoi një audio program që e mësoi gjithçka për shitje dhe mbylljen e marrëveshjeve.

Udhëtimet

Shpeshherë të rinjtë kanë ëndërr të udhëtojnë, të shohin botën, mirëpo ajo mund të pres. Të rinjtë duhet të koncentrohen në krijimin e një plani për të ardhmen, që të ja krijojnë vetës mundësinë që të udhëtojnë pa menduar për shpenzimet, transmeton lajmi.net.

Të fjeturit gjatë

Kur jemi të rinj ne shpesh flemë gjatë, nuk i kushtojmë shumë rëndësi të zgjohemi herët, por ju duhet ti shfrytëzoni të gjitha orët e ditës që i keni në dispozicion për të bërë diçka produktive, qoftë ajo të mësoni ose të punoni.

Mos u mjaftoni me punën që keni

Shumica e të rinjve bëjë punë që paguhen pak, dhe disa janë të kënaqur me atë pagë që marrin. Ju duhet të luftoni vazhdimisht të gjeni punë më të mira, të promovoheni, të krijoni eksperiencë që do i’u ndihmojë të gjeni punë në të ardhmen.