38 vjeçarja nga Lipjani ka nevojë urgjente për ndihmë financiare, familja kërkon ndihmë

Rifadie Seferi nga komuna e Lipjanit, tash e disa kohë vuan nga sëmundja e zemrës dhe e kokës dhe ka nevojë për ndihmë financiare.

38 vjeçarja është nënë e tre fëmijëve dhe jeton në asistencë sociale. Shërimi i sëmundjeve që ajo është diagnostikuar,  kanë kosto të madhe financiare.

Për mundësin e grumbullimit të mjetëve për shërimit e sëmundjeve të saj, bashkëshorti i Rifadies, Afrim Seferi ka nisur një aksion humanitar në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, pasi rasti i familjes është urgjent.

Ata që mund të ndihmojnë mund të kontaktojnë familjen në numrat:044 617 517 dhe 048 209 781.

Njoftimi i plotë i familjes Seferi:

Familja Seferi nga komuna e Lipjanit tash e sa kohë është duke e trajtuar 38 vjeçaren Rifadie në spitale të Kosovës dhe jashte shtetit, gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar. Familjes i duhet ndihmë financiare për të përballuar shpenzimet e shërimit të saj, të cilat ende nuk dihet se sa mund të jenë. Bashkëshorti i saj, Afrim Seferi ka konfirmuar se familja e ka nisur aksionin humanitar ne sheshin « Adem Jashari » në Lipjan pasi rasi i familjares se tyre është shumë urgjent. Shqiptarët vullnetmirë mund të kontribojnë në xhirollogarinë: TEB Bankë: Ymer Troshupa XK05 2026000210150275 Ose ne numrat kontaktues: 044 617 517 dhe 048 209 781