37 të arrestuar nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit

Në 24 orëshin e fundit policia ka arrestuar 37 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Policia e Kosovës, gjatë aktiviteteve të saj operacionale dhe hetimore, në parandalimin e veprave të ndryshme penale, ku përfshihen veprat penale vjedhjet, grabitjet, armëmbajtjet pa leje etj, brenda 24 orëve të kaluara ka arrestuar 37 persona të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Ndërsa për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor janë shqiptuar 1050 gjoba.