368 të vdekur nga Koronavirusi në Itali brenda 24 orëve të fundit

Italia ka regjistruar 368 persona të vdekur si pasojë e Koronavirusit në 24 orët e fundit.

CNN raporton se në këtë shtet janë konfirmuar 3 mijë e 590 raste të reja të prekur nga COVID-19, transmeton Klan Kosova.

Shpërthimi i këtij virusi në Itali është më i madhi pas Kinës që është vatër e virusit të shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.