35-vjeçarja që u hodh nga kati i 6-të me lëndime të rënda trupore, dërgohet urgjentisht në QKUK (VIDEO)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Ballkani.info se 35-vjeçare e cila tentoi të hidhej nga kati i gjashtë në Ferizaj ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar urgjentisht në QKUK.

Zëdhënsi i policisë së rajonit të Ferizajt, Agim Gashi tha se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30.

“Sot ka ndodhë rasti rreth orës 15:30 nga një objekt banimi në Ferizaj nga gati i gjashtë për shkaqe ende të panjohura ka ra një person i gjinisë femërore”, deklaroi Gashi.

Tutje, ai ka bërë të ditur se me urgjencë e kanë dërguar 35-vjecaren në Spital të Ferizajt, teksa pastaj është përcjellë për QKUK.

Për momentin nuk dihen shkaqet, ndërkaq, po punohet për të zbardhë rastin. /Ballkani.info