Instituti i Shëndetit

35 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit

35 të vdekur nga koronavirusi janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, shifër kjo më e ulët se dita e djeshme kur u regjistruan 51 viktime.

Ndërkohë, 1.163 persona kanë testuar pozitivë nga 3.927 teste të kryera.

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar janë shëruar 854 pacientë të tjerë.

Deri më tani që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë infektuar 138.891 persona, ndërsa 112. 619 kanë fituar betejën me virusin, kurse 4.108 pacientë nuk i kanë mbijetuar atij.

Për momenti rastet aktive në Maqedoni janë 22.164.