Një 34-vjeçar ka humbur jetën, derisa i njëjti po priste një pemë në oborrin e tij në fshatin Dejn të Komunës së Rahovecit.

Burimet e Tëvë1 mësojnë se viktima ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë nga familjarët, por që vdekja e viktimës është konstatuar nga mjekët në momentin e pranimit.

Dyshohet se rasti ka ndodhur derisa i ndjeri po priste një pemë, ku gjatë procesit ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, hetuesia dhe forenzika, të cilat kanë nisur procedurat për sqarimin e plotë të rrethanave.

Rasti në Policinë e Kosovës është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.