34 aksidente trafiku brenda 24 orëve, policia shqipton 1 mijë tiketa trafiku

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, 20 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 14 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 47 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 25 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

loading…