Lajmi i fundit

31 persona të plagosur nga shpërthimi në qendrën italiane të azilit

31 persona u plagosën pas një shpërthimi, “ndoshta si pasojë e një rrjedhje gazi”, në një ndërtesë ku strehohen azilkërkuesit në Italinë qendrore, tha brigada e zjarrfikësve të shtunën.

Një video e publikuar nga brigada e zjarrfikësve tregon pjesë të ndërtesës dykatëshe në San Lorenzo Nuovo, pranë Viterbo, në rajonin Lazio të Italisë Qendrore, të rrënuara pas shpërthimit që ndodhi pak para mesnatës së së premtes në mbrëmje.

Brigada e zjarrfikësve tha në një deklaratë se ka pasur një “shpërthim dhe shembje të pjesshme” të ndërtesës, e përshkruar si një qendër pritjeje për azilkërkuesit, “ndoshta si pasojë e një rrjedhje gazi”.

Pas kërkimeve gjatë natës, duke përfshirë edhe ndihmën e qenve, numri i të plagosurve ka shkuar në 31, raporton Euronews.

Një person në gjendje të rëndë u dërgua me helikopter në një spital të Romës dhe aktualisht ndodhet në kom.

Ndërtesa përbëhej nga mini-apartamente që strehonin azilkërkues, kryesisht burra, por edhe gra pa fëmijë.

Një hetim për shkakun e shpërthimit është ende duke u zhvilluar.