Shqipëri

30-vjeçari u mbajt dy muaj në burg për përdhunim, vajza që e denoncoi del e virgjër

Një 30-vjeçar nga Dibra është mbajtur më shumë se 2 muaj në burg, për një krim që nuk e kishte bërë. Ai ishte kallëzuar për përdhunim nga një vajzë, që pas kryerjes së ekspertizës rezultoi se ishte ende e virgjër.

Në dëshminë e vajzës thuhej se abuzimi kishte nisur prej një viti. Ajo kishte treguar me video konferencë se fillimisht kishte komunikuar në telefon me të riun me inicialet A.Sh. dhe se përpara përdhunimit, ai e ftoi në shtëpi, dhe me pas e drogoi me një shiringë.

E reja tregoi pranë autoriteteve se ishte kërcënuar me anë të një letre se nëse i tregonte familjes do të vritej.

Pas këtyre akuzave, i riu me banim në Kamëz rezulton të jetë arrestuar “për arsye të ngutshme”, si një masë që i dyshuari të mos arratisej.Edhe pse 30-vjeçari e kishte mohuar akuzën, duke pohuar se madje as nuk kishte komunikim me denoncuesen, gjykata e Tiranës u bind vetëm pas provave që mbërritën me vonesë për të siguruar lirimin e tij, pas 2 muajsh.

Sikurse bën me dije Top Channel, hetimi i policisë dhe prokurorisë së Tiranës është kryer në sekret të plotë, ndërsa ekzaminimet e Institutit Shkencor konfirmuan se e reja ishte e padefloruar ndaj qëndrimi i saj u gjet i pabazuar.Burimet bëjnë me dije se tanimë prokuroria ka hapur një dosje tjetër, atë të kallëzimit të rremë ndaj denoncueses që vuan nga epilepsia dhe për këtë shkak ajo nuk është arrestuar.