30 viktima dhe mbi 3 mijë të infektuar nga koronavirusi në Rusi, Putin zgjat masat kufizuese deri më 30 prill

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zgjatur masat e bllokimit të vendit, deri më 30 prill për shkak të përhapjes së virusit Covid-19.

Të gjithë punonjësit në sektorët jetikë do të vazhdojnë në punët e tyre, por të gjithë të tjerët duhet të qëndrojnë në shtëpi. Pagat do të jepen për këtë periudhë.

Putin tha gjithashtu se situata në Rusi ndryshon nga rajoni në rajon, me shpërthimin shumë më serioz në kryeqytetin Moskë sesa në qytetet e tjera. 

“Megjithë përpjekjet e bashkisë së qytetit ne nuk e kemi kthyer mbrapsht trendin”, tha ai.

Ai bëri thirrje për koordinim në nivele federale, rajonale dhe komunale për të luftuar virusin.

Të dhënat e fundit nga Rusia tregojnë se numri i të infektuarve u rrit me 771 në vetëm 24 orë, dhe numri total është 3.548.  Numri i viktimave ka shkuar në 30.