Zgjedhjet

30 maji pritet të jetë data vendimtare për zgjedhjet e parakohshme – Opozita s’dakordohet, pushteti kërkon unifikim

Partitë opozita nuk kanë gjetur ende darkordim sa i përket shpërndarjes së Kuvendit. Në anën tjetër, partia në pushtet thotë se po pret unifikim mes opozitës.

Partia Demokratike e Kosovës do që shpërndarja e Kuvendit të bëhet të enjten e 30 majit ose hiç – deri në fund të mandatit të Qeverisë Kurti.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë 30 maji është data e fundit kur duhet të shpërndahet Kuvendi.

Derisa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të premten kërkojnë shkarkimin e kryeministrit Kurti e jo shpërbërjen e Kuvendit. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se shpërbërja e Kuvendit në këtë fazë nënkupton dalje për Qeverinë Kurti.

Në anën tjetër, Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se nuk ka kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit.