3 vjeçari që u lëndua mbrëmë në Prishtinë, në gjendje kome në QKUK

3 vjeçari i cili është lënduar mbrëmë pranë disa rrethojave tek objekti i Fakultetit Teknik në Prishtinë, vazhdon të jetë në gjendje kritike.

Drejtori i kësaj klinike, Shaqir Uka ka thënë se pas ekzaminimeve në Klinikën Emergjente është transferuar në Klinikën Intensive.

Sipas tij, 3-vjeçari po vazhdon të qëndrojë i fjetur me barna dhe lidhur me aparatin e frymëmarrjes.

“Fëmiu është në mjekim intensivë, pasi i janë bërë të gjitha ekzaminimet në Klinikën Emergjente ai është sjellë në mjekim intensive ku vazhdon të qëndrojë edhe më tutje dhe të marrë trajtimin e duhur. Ka lëndime në regjionin e kokës dhe gjoksit, ka ndrydhje në regjionin e mushkërive të cilat jemi duke i menaxhu dhe trajtu. Për momentin fëmiu është i fjetur me barna dhe i lidhur me aparatin e frymëmarrjes”, theksoi ai.

“Gjendja e përgjithshme e tij prezantohet stabil kurse sa iu përket parametrave në përgjithësi është lëndim i rëndë”, ka thënë tutje ai.