3 viktima e 141 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët në Shqipëri janë shënuar 3 viktima nga COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave në 208.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka konfirmuar se 141 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 625 testime të bëra. Duke çuar në total numrin e të prekurve në 6817.

Derisa janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3552, që nga fillimi i epidemisë.