Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë raportuar raste treshifrore të të infektuar me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, në Serbi janë regjistruar edhe 170 raste të reja me COVID-19, raporton b92.

Gjithashtu është raportuar se tre persona kanë humbur betejën me këtë virus.

Ndryshe, deri më tani janë regjistruar gjithsej 30 mijë e 548 raste të të infektuarve me virus, përkatësisht përqindja e të infektuarve është 1.96.