3 të vdekur e 156 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur 3 persona ndërkaq janë shënuar 156 raste të reja si pasojë e COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.079 testime teksa janë shëruar 696 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 104,278 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.