290 raste të kancerit të gjirit për 9 muaj, flet drejtori i Onkologjisë

Muaji tetor është muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Në Kosovë që nga muaji janar deri në shtator janë evidentuar 290 raste të kancerit të gjirit në klinikën e Onkologjisë.

Në një përgjigje për Gazetën Express, u.d. i drejtorit të Onkologjisë, Arben Bislimi tha se nuk kanë evidencë të rasteve të vdekjes nga kjo sëmundje.

Ai tha se kanceri i gjirit më nuk është tabu, por akoma “nuk jemi në nivel të dëshiruar”.

“Duke ju falënderua fushatave vetëdijësuese nga viti në vit dhe mbështetjes edhe nga mediat është një diçka më e mirë sa i përket informacioneve rreth sëmundjes së kancerit të gjirit. Tani më nuk është temë tabu dhe po flitet lirshëm, ndërsa janë shtuar edhe kapacitetet e diagnostikimit me mamografi e ultrazë në nivel vendi. Por akoma nuk mund të themi se jemi në nivel të dëshiruar”.