29-vjeçari hidhet nga kati i 3-të i spitalit në Shqipëri, ishte i infektuar me koronaviru

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shqipëri.

Mediat në Shqipëri raportojnë se në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ rreth orës 04:30, pacienti me iniciale Xh.K, 29 vjeç është hedhur nga kati i 3, ku si pasojë ka vdekur.

Sipas mediave në Shqipëri, 29 vjeçari trajtohej në këtë spital pasi ishte i infektuar me COVID-19