29 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni V. në 24 orët e fundit


Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 29 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 1166 raste të reja të infeksionit me koronavirus.

Rastet e infeksionit janë nga testimi i 6458 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 232 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar në total 171.576 të infektuar me koronavirus, ndërsa 5755 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 153.148, ndërsa janë 12.673 raste aktive.