29 orë nën rrënojat e tërmetit, nxirret gjallë foshnja 2-muajshe

Numri i viktimave ka arritur mbi 5,000, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit vijonë punën për gjetjen e trupave nën rrënoja.

Së fundmi në Twitter qarkullon një video prekëse, ku shihet një foshnjë 2-muajshe që është nxjerrë gjallë nga rrënojat, 29 orë pas tërmetit.

Pranë tij është gjendur gjyshi, i cili siç shihet dhe në video, dëgjohet duke qarë nga gëzimi se nipi i tij është gjallë.