281 të infektuarit e sotshëm, vijnë nga këto vendbanime, rekord i zi në kryeqytet

Kosova ka shënuar numrin më të madh të rasteve që nga fillimi i pandemisë, plot 281 sosh.

Të infektuarit e 24-orëve të fundit janë nga pjesa më e madhe e komunave, ndërsa vetëm në Prishtinë janë hiç më pak se 150 raste të reja, shkruan Ballkani.info

Komunat:

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec.