28 vjeçari vdes nga ‘sulmi në zemër’ gjatë operacionit të transplantit të flokëve

Trupi i një burri që vdiq në mënyrë misterioze nga një sulm në zemër gjatë një operacioni të transplantit të flokëve në Turqi, është gjetur i mbuluar me gjak në një morg.

Ibrahim Gul, 28 vjeç, u gjet nga një mik i tij i mbështjellë dhe i mbuluar me gjak në një morg të Stambollit, pasi gruaja e tij mori një telefonatë duke thënë se ai kishte vdekur para një operacione rutinë të transplantit të flokëve të shtunën.

Mjekët i thanë gruas së Gul se ai pësoi një sulm në zemër para operacionit, duke detyruar mjekët të bënin një angiografi dhe të vinin një stent.

Policia po e trajton vdekjen si të dyshimtë pasi të dyja procedurat konsiderohen minimalisht invazive dhe ka arrestuar mjekun përgjegjës për operacionin.

Gul, gruaja dhe fëmija i tij ishin transferuar kohët e fundit në Itali, ku ai punonte si berber. Gul kishte udhëtuar në Stamboll të enjten për të blerë pajisje për berber dhe vendosi të bënte operacion për transplant flokësh në të njëjtën kohë. Ai pritej të kthehej te gruaja dhe fëmija i tij ditë më vonë. Ai shkoi në Spitalin e Mjekësisë në rrethin Bagcilar të Stambollit për operacionin të shtunën, njoftuan mediat lokale. Por orë më vonë, gruaja e Gul, mori një telefonatë nga spitali duke thënë se burri i saj kishte vdekur nga një sulm në zemër. Ajo tha se e kishte të vështirë të besonte, dhe pyeti një shoqe të burrit të saj për të cilin ai kishte punuar më parë gjatë stërvitjes si berber për të konfirmuar atë që kishte ndodhur.

Miku i tij, Dilek Ozbek, iu lejua të shihte trupin në morg, ku u gjet i mbuluar me gjak.

Ozbek tha: “Gruaja e Ibrahimit më telefonoi të shtunën rreth orës 5 pasdite. Ajo tha se Ibrahimi kishte pësuar një sulm në zemër dhe më kërkoi të shkoja në spital për ta parë. Unë shkova ta shikoja në morg ku gjeta trupin e tij të mbështjellë me një qefin të njomur me gjak. Spitali tha se ishte një sulm në zemër, por kjo nuk është e vërtetë. Kishte gjak kudo”.

Policia e Stambollit ka hapur një hetim për vdekjen e Gul dhe ka konfirmuar se mjeku përgjegjës për operacionin, Mehmet Albayrak, ishte ndaluar.

Albayrak do të qëndrojë në paraburgim derisa policia të kryejë hetimet e tyre, shkruan DailyMail.