Sheshet e Kosovës janë mbushur me flamujt kuqezi, e qytetarët kosovarë nesër do të mund të festojnë në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan Ballkani.info.
Por, data e 28 nëntorit nuk po figuron në listën e festave zyrtare të Republikës së Kosovës.
Me anë të një vendimi, Kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që duke u bazuar në ligj 28 nëntori të jetë ditë pushimi për të gjitha institucionet shtetërore, duke përfshirë këtu edhe shkollat.

Sipas ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës janë 11 festa: Viti i ri, Krishtlindjet Ortodokse, dita e pavarësisë së Republikës së Kosovës, Pashkët Katolike, Pashkët Ortodokse, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Dita Ndërkombëtare e Punës, Dita e Evropës, Bajrami i Madh, Bajrami i Vogël, Krishtindjet Katolike. /Ballkani.info/







