Për nder të 111-të vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc është vendosur flamuri shqiptar.

@ballkani.info Pas Preshevës edhe Bujanoci e “ngrit” flamurin Kombetar në objektin e komunës 🇦🇱 #lugina #Bujanoc #ditaflamurit🇦🇱 #vlorë #shqiperia #28nentori #atdhe #ngritjaeflamurit #🇦🇱🇽🇰 #❤️💙 ♬ original sound – Ballkani.info

Flamuri është vendosur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka postuar edhe një video ku shihet duke vendosur flamurin shqiptar në hapësirat e institucionit që ai e udhëheqë.

Edhe të hënën Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës, po për nder të ditës së pavarësisë së Shqipërisë.