Prekaz

27 vjet nga sulmi i parë i forcave serbe ndaj familjes Jashari

Sot, e diel, shënohet 27 vjetori i sulmit të parë të forcave të armikut kundër familjes Jashari në Prekaz.

Për të shënuar këtë ditë, do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Prekaz, ndërsa në qendrën e Kulturës në Skenderaj do të mbahet një koncert.

“Ju njoftojmë që homazhet e parapara në ora 13:30 për aktivitetin e nesërm 27 VJETORI I SULMIT TË PARË MBI FAMILJEN JASHARI, kanë pësuar ndryshim, për shkak të agjendës së kryeministrit z. Ramush Haradinaj, pra homazhet do të mbahen në ora 10:00 në Kompleksin Memorial “ADEM JASHARI” në Prekaz.

Ky aktivitet organizohet nën patronatin e Kryetarit z. Bekim Jashari, përkatësisht nga Drejtoria për Kulturë Rini e Sport, në bashkëveprim me OVL-UÇK, si dhe ansambli ‘SHOTA’ dhe ‘DRENICA’”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.