27 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve ka nevojë për ndihmën tuaj

Kaltrina Dakaj-Haxhijaj që vjen nga Vrella e Istogut ka nevojë për ndihmën tuaj.

27 vjeçarja që është nënë e dy fëmijëve është diagnostifikuar para disa muajve më sëmundjen e Leukemisë Akute dhe aktualisht po trajtohet në një spital të Stambollit të Turqisë.

Familja e Kaltrinës nuk ka mundësi t’i mbulojë shpenzimet financiare për fazën tjetër të trajtimit, prandaj vet ajo ka kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi dhe vullnet për ta ndihmuar.

Më poshtë gjeni njoftimin e Kaltrina Dakaj-Haxhijaj:

Jam Kaltrina Dakaj – Haxhijaj, jam 27 vjeçare, nënë e dy fëmijëve të vegjël, 1 dhe 3 vjeçar.

Që disa muaj po trajtohem në spitalin Medical Park në Stamboll, ngase jam diagnostifikuar me sëmundjen e Leukemisë Acute.

Fazën e parë e kam kaluar me sukses, falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Shëndetësisë, familjes dhe të afërmve.

Tashmë jam në fazën e transplantit të palcës kurrizore, e cila kushton 65.000 Euro, shpenzime këto të papërballueshme për familjen. Andaj, kërkoj ndihmën e të gjithë juve.

Diçka e vogël nga ju, shpresë e madhe për mua për t’iu kthyer fëmijëve të mi.

Kaltrinën mund ta ndihmoni përmes mesazheve në Vala dhe xhirollogarinë, që i gjeni më poshtë:

SMS në Vala me numër:55344 me tekst Kaltrina

Numri i xhirollogarisë: Raiffeisen Bank1506021001434277 Labinot Dakaj, vëllai i Kaltrinës

Swift Code: RBKOXKPRXXX

Iban nr: XK05 1506021001434277