27 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë Veriore njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.022 testime për COVID-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitive 333 persona.

Ndërsa jetën e kanë humbur 27 pacientë, 8 nga Shkupi, 4 nga Gostivari, 3 nga Tetova, 3 nga Kërçova etj.

Po ashtu janë shëruar edhe 367 pacientë duke e çuar numrin e pacientëve të shëruar që nga fillimi i pandemisë në 152.465. Rastet aktive me virus janë 11.042./AlsatM