27 viktima dhe rritje e rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se janë regjistruar 1129 raste të reja pozitive me koronavirus nga 4045 testime të realizuara. Vetëm në Shkup janë raportuar 458 infeksione.

Po ashtu, autoritetet bëjnë me dije se në 24 orët e fundit 27 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19 ndërsa 1152 pacientë janë shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar mbi 140 mijë të infektuar, ndërkohë janë shëruar 118.946 pacientë.

Fatalitetet në Maqedoninë e Veriut kanë arritur në 4289 ndërkaq raste aktive janë afro 20 mijë