Sot u bënë 26 vite nga masakra ndaj familjes Imeraj në fshatin Pemishtë, ish Padalisht. Më 26 mars 1999, forcat serbe vranë mizorisht 19 anëtarë të kësaj familjeje të pafajshme, mes tyre gra, burra dhe fëmijë.
Gjithashtu në këtë ditë u përkujtua 26-vjetori i rënies së komandantit Mustafë Qorraj, një luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës. Ai dha jetën e tij në përpjekje për mbrojtjen e popullit dhe atdheut, duke lënë pas një shembull të pashuar të guximit dhe sakrificës.
Lavdi të rënëve të familjes Imeraj nga Padalishta dhe komandantit Mustafë Qorraj.












