250 vrapuesve kinezë iu ndalohet pjesëmarrja në gjysmëmaratonë
Mediet shtetërore kineze kanë thënë se më shumë se 200 vrapues janë diskualifikuar nga gjysmëmaratona e Shenzhenit, e cila është mbajtur më 25 nëntor. Besohet si disa kanë vrapuar në distancë më të shkurtër, ndërsa disa të tjerë e kanë angazhuar një person tjetër për të vrapuar në emër të tyre.
Në këtë gjysmëmaratonë morën pjesë rreth 16 mijë persona. Kjo është vetëm njëra nga 1 mijë maratonat e mbajtura në Kinë gjatë këtij viti. “Neve na vjen shumë keq për shkeljet që u bënë gjatë ngjarjes. Vrapimi në maratonë nuk është thjesht një ushtrim, është metaforë për jetën dhe secili vrapues është përgjegjës për veten”, thanë organizatorët e këtij vrapimi.
Pamjet e siguruara nga kamerat e trafikut rrugor treguan se shumë vrapues kanë dalur nga autostrada, duke e shkurtuar distancën për gati tri kilometra. Në një rast tjetër, dy garues e mbanin të njëjtin numër në shpinë. Garuesit që e shkurtuan distancën janë përjashtuar nga ky organizim për dy vitet e ardhshme, ndërsa garuesit që i falsifikuan numrat garues janë përjashtuar përgjithmonë, shkruan “CNN”