25 vjet më parë ky zotëria në foto vendosi të zbulonte potencialin e tij në Kung Fu, duke fluturuar mbi barrierën që ndan fushën nga tribuna dhe goditur me shqelm një farë Matthew Simmons, që ishte thjesht “koka e turkut” nga të gjitha ofendimet që francezi po merrte në fushë nga tifozët kundërshtarë.

Ishte 25 janar i vitit 1995 dhe në “Selhurst Park”, fusha e Crystal Palace, luante Manchester United. Cantona po vuante jo pak mes shqelmave që merrte dhe ndërhyrjeve të ashpra, por që arbitri nuk “po shihte”. Kjo bëri që të humbiste toruan dhe godiste mbrojtësin Alan Wilkie me dashje, duke marrë karton të kuq.

Por, gjatë daljes nga fusha, mes vërshëllimave dhe ofendimeve, piketon tifozin e pafat, duke kapërcyer dhe goditur me shqelm e më pas me grusht…

Nuk kërkoi kurrë falje, thjesht tha: Eshtë momenti im më i bukur në karrierë. M’u duk sikur me atë veprim çlirova ose u hakmorra për tifozerinë e Manchesterit, që ëndërronte atë moment.

Në mbrëmje, Sër Alex Ferguson, teksa u kthye në shtëpi, i biri e ndaloi te dera dhe i tha: “Baba, kam regjistruar atë moment, dëshiron ta shohësh?”. Sër Alex nuk pranoi dhe shkoi të flinte, por në 3 të natës u zgjua për të parë videon. Mbeti i shokuar! Cantona u skualifikua 9 muaj dhe u dënua me punë të detyruar. United humbi titullin atë vit!

https://www.youtube.com/watch?v=JFsW6vvBwHk