25 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore betejën me COVID-19 e kanë humbur 25 pacientë.

Ndërkohë nga 2907 teste të kryera janë regjistruar 234 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve 83 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik atje kanë njoftuar se janë shëruar 786 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 153.694 raste, prej të cilëve 137.331 janë shëruar, kurse 5.067 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht ka 11.296 raste aktive me virusin korona.