Një adhurues i kirurgjisë plastike ka shkuar përtej gjasave ekstreme për të arritur një stomak të përsosur.

Pangapaparn Ounvilai, 24-vjeçar nga Tajlanda, i është nënshtruar një procedure kozmetike bizare që përfshinte largimin e yndyrës në pjesë të stomakut, në mënyrë që t’i shpërfaqeshin linjat e barkut.

Ounvilai, i cili kishte pasur disa operacione në të kaluarën, shpenzoi thuajse 4 mijë euro për t’i rritur muskujt e stomakut, ngase stërvitja nuk i ndihmonte të arrinte trupin që ai ëndërronte.

Ekspertja kirurgjike, Atittayapa Photiya, publikoi fotografi që tregonin progresin e 24-vjeçarit para dhe pas operacionit.

Ndiqini ato më poshtë.