24-vjeçari dyshohet se bëri vetëvrasje në poligonin në Obiliq, Policia jep detaje

Policia e Kosovës e ka cilësuar si vetëvrasje vdekjen e një 24 vjeçari në poligonin “Katana” në Obiliq.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se viktima ka qëlluar vetën me armë, me ç ‘rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

I njëjti, është dërguar për trajtim në QKUK, ku pastaj nga mjekët përgjegjës është konstatuar vdekja e tij.

“VETËVRASJE

Rr. Hasan Prishtina, Obiliq, 01.12.2021 – 17:43. Raportohet se viktima mashkull kosovar dyshohet se ka qëlluar vetën me armë, me ç ‘rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim mjekësor, ku pastaj nga mjekët përgjegjës është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.”, thekson raporti.