Aksidenti

22 vjeçarja që u godit nga kamioneta në Prishtinë, pritet të operohet të enjten

Ditën e shtunë, në Prishtinë ka ndodhur një aksident ku është përfshirë një kamionetë dhe një këmbësore.

Si pasojë e shpejtësisë, kamioneta ka humbur kontrollin dhe e ka goditur këmbësoren (22 vjeçare, kosovare), transmeton Ballkani.info.

E aksidentuara kishte qenë shtatzënë në muajin e shtatë, por si pasojë e lëndimeve të marra është detyruar të abortojë.

Zyra për informim në QKUK, në një përgjigje për Ballkani.info ka thënë se pacientja ndodhet nën mbikqyrje intensive të stafit mjekësor të intensivës qëndrore.

“Zyra për informim ju konfirmon se pacientja ndodhet nën mbikëqyrje intensive të stafit mjekësor të intensives qendrore. E njëjta pritet t’i nënshtrohet ditën e enjte një operacioni në Klinikën e Ortopedisë”, thuhet në përgjigje.

Tutje, nga zyra për informim në QKUK, është thënë se pacientja do t’i nënshtrohet një operacioni në Klinikën e Ortopedisë ditën e enjte.

Kujtojmë se për rastin është inicuar edhe një fond humanitar pasi që gjendja e pacientes mund të përkeqësohet dhe si pasojë do t’i duhej të udhëtonte në Turqi për mjekim. /Ballkani.info