22 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

Në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 22 persona nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 564 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 1.357 persona, derisa deri tani janë kryer 707.095 testime.

Numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga koronavirusi është 4.650 dhe i të infektuarve 150.274.