22 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ja sa është numri i përgjithshëm

Numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arriut në 136.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në vend janë shënuar edhe 22 raste të reja me koronavirus. 

Në Shkup janë regjistruar 15 raste, në Dibër 4, në Kumanovë 2 dhe në Ohër 1 rast.  

Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 shkon në 136, prej të cilëve 1 është shëruar kurse 2 kanë ndërruar jetë.