Koronavirusi

22 persona janë duke u trajtuar në Infektivë, 2 janë në gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive sot janë duke u trajtuar 22 persona, prej tyre 12 janë të infektuar me koronavirus.

“Në klinikën Infektive, sot me 15.05.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 22 raste. Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 12 raste”.

Gjendja e 8 personave është stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar.

“Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon: 8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike”.

Në Kosovë deri më tani rezultojnë gjithsej 945 raste me Covid-19, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese