21 vjet nga rënia e Gjeneralit Adrian Krasniqi, e përkujton Kryeministri Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Heroin e Kombit, Adrian Krasniqi në 21 vjetorin e rënies së tij.

Haradinaj ka çmuar lartë kontributin e Krasniqit për liri, duke e konsideruar si sinonim të ardhedashurisë e heroizmit të rrallë.

Ndryshe, Adrian Krasniqi ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, që ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Haradinaj:

Sot, në 21-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim të lartë Heroin e Kombit, Adrian Krasniqin, ndër luftëtarët e parë të luftës sonë të lavdishme çlirimtare. Adriani mbetet përherë sinonim i atdhedashurisë e heroizmit të rrallë dhe simbol i kushtrimit të lirisë së Kosovës! Përherë mirënjohës dhe krenar për kontributin dhe sakrificën e Adrianit. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!