Koronavirus

Situatë e rëndë në Maqedoni, 21 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka njoftuar se sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas vendbanimeve në Shkup-7, Kumanovë-2, Prilep-2, Veles-2, Gostivar-1, Kriva Pallankë-1, Pehçevë-1 dhe Berovë-1.

Në 24 orët e fundit janë kryer 258 teste, ndërsa janë regjistruar 21 raste të reja me COVID-19. Sipas qyteteve: Shkup-12, Kumanovë-3, Shtip-1, Tetovë-5.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me koronavirus që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 1 mijë e 999 persona.