Sot janë bërë 20 vjet nga Beteja e Koshares. Kjo betejë është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo betejë u zhvilluar më 9 Pril në kuadër të operacionit “Shigjeta”

Thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri më 9 prill 1999 shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Përpjekjet për të arritur një marrëveshje që forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i Kosovës, kishin rezultuar pa sukses.

Ballkani.info ju sjellë videon më përmbledhëse e cila tregon momentin historik gjatë thyerjes së kufirit dhe hyrjes së luftëtarëve të UÇK-së në Karakollin e Koshares. /Ballkani.info