20-vjeçarja nga Shqipëria ‘shtrinë’ prostitucionin në Pejë, bën seks me 69-vjeçarin në këmbim të parave dhe mallrave

Një fenomen mjaft shqetësues dhe që përbën sfidë për institucionet në Kosovë është prostitucioni. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për gra dhe burra që dyshohen për marrje me prostitucion, ku janë të shumta rastet kur të dyshuarit janë me prejardhje nga Shqipëria.

Më shqetësues është fakti që shumë prej tyre janë të rinj në moshë, të cilët shfrytëzojnë “tregun” në Kosovë për të ushtruar këtë veprimtari.

Për një rast të tillë ka nisur së fundmi hetimet Policia rajonale në Pejë, pas shoqërimit në stacion policor të dy personave, nën dyshimet se janë marrë me prostitucion.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur dje, në rrugën “Shtjefën Gjeçovi”, në Pejë, kur një 20-vjeçare nga Shqipëria A.J., dhe një 69-vjeçari I.V., u kapën nga Policia.

Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka intervistuar dy të dyshuarit, ku pas dhënies së deklaratave u zbulua se të njëjtit kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të të hollave, mallrave e shërbimeve të ndryshme.

Gjatë procedimit të rastit në konsultim me Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Pejë, është gjetur se e dyshuara e përshirë në këtë rast ka masë mbrojtëse aktive, në bazë të së cilës i ndalohet hyrja në Kosovë për periudhën 1-vjeçare.

Pas përfundimit të procedurave, është njoftuar Njësia për Migrim dhe të Huaj me ç’rast e dyshuara është larguar me forcë nga Kosova për t’u dërguar në Republikën e Shqipërisë, ku do të hetohet.